Një aksident trafiku është raportuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës, ku janë përfshirë tri vetura.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 24 korrik 2025 rreth orës 21:50. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një person, i identifikuar si mashkull kosovar, i cili është i dyshuari kryesor në rast, shkruan AutoPortali.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet fillestare dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen e tri automjeteve.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente dhe është iniciuar procedura e zakonshme hetimore.




