Rreth orës 9:30, një aksident trafiku ka ndodhur te lokacioni i njohur si “Rrethi me Flamur” në Prishtinë.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e Klankosova.tv, shihet se një kamion ka goditur një veturë, përcjell AutoPortali.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë rast.
AutoPortali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.