Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë–Podujevë.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet një veturë me dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme, përcjell AutoPortali.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar dhe as rrethanat e sakta të aksidentit.
AutoPortali është në pritje të ndonjë përgjigje nga Policia e Kosovës.




