Aksident tragjik në Qafë të Duhlës, vdes një grua pas përplasjes së motoçikletës me një qen
A

Aksident tragjik në Qafë të Duhlës, vdes një grua pas përplasjes së motoçikletës me një qen

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistalen Suharekë – Shtime, konkretisht në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”.

Sipas informacioneve fillestare, në njoftimin e policisë thuhet se një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhles u del në rrugë një qen endacak dhe drejtuesi i motorit humb kontrollin e motorit duke u përplasur me të.

Si pasojë e kësaj, pasagjerja D.M. 1985 (femër) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 është lënduar, përcjell AutoPortali.

Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me pasojë vdekjen

Prizren, 08 Korrik 2025

Sot rreth orës 06:57 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në magjistralen Suharekë – Shtime, tek vendi i quajtur Qafa e Duhlës ka ndodhur një aksident trafiku ku është i përfshirë një motoçikletë. Sipas informacioneve fillestare një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhles një qenë endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin e motorit dhe janë përplasur. Si pasoj e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. 1985 (femër) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 ka mbetur i lënduar.

Policia e Kosovës së bashku me Emergjencën me të pranuar informacionin ka dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës deri sa i është dhënë ndihma mjekësore të lënduarit.

Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarr konform procedurave atë parapara me ligj.Prokurori i shtetit është informuar lidhur me rastin. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Magjistralja Suharekë – Shtime është e qarkullueshme për lëvizjen e qytetarëve.

TË FUNDIT