Një aksident tragjik me 4 persona të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në Tepelenë. Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur rreth orës 19:00 të së dielës në “bypassin” e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti, që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Një automjet, duke ardhur në drejtimin jugor, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.
Si pasojë e aksidentit të rëndë, një prej drejtuesve të mjeteve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarje, ndërsa tre persona të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërruan jetë. A2 CNN ka mësuar se në këtë aksident të rëndë kanë ndërruar jetë Riza Rapaj, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Ladi Bega, drejtuesi i mjetit “Toyota” dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega, si dhe Afërdita Bega.