Një aksident trafiku ka ndodhur dje mes një automjeti dhe një biçiklete në Bresje të Fushë-Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se si pasojë e aksidentit, drejtuesi i biçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar për mjekim në QKUK, përcjell AutoPortali.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




