Aksidentohet një veturë dhe një motoçikletë, lëndohet një person
A

Aksidentohet një veturë dhe një motoçikletë, lëndohet një person

Të mërkurën rreth orës 07:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, shkruan AutoPortali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor“, thuhet në njoftim.

Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit.

TË FUNDIT