“Alergjiku” ndaj titujve mund të largohet nga Bayern

“Alergjiku” ndaj titujve mund të largohet nga Bayern

Harry Kane vlerësohet si një nga sulmuesit të mirë në botë. Por, pavarësisht kësaj, anglezi ende nuk ka fituar asnjë titull dhe kështu me shumë gjasë do të jetë edhe me skuadrën e tij aktuale, Bayern Munich.

Madje, ai mund të ndahet me gjigantin gjerman, pas vetëm një viti, pa fituar asnjë trofe.

Sipas asaj që raportohet nga “Givemesport.com”, Manchester Unitet e ka piketuar qendërsulmuesin anglez si përforcimin ideal për sezonin e ardhshëm edhe pse nuk do të jetë e lehtë për ta rrëmbyer nga bavarezët, duke pasur parasysh investimin e bërë verën e kaluar dhe shifrat rekord të futbollistit në planin personal, këtë sezon.

Sipas informacioneve të portalit anglez, Kane do të ishte i hapur për një rikthim në Premier Ligë, veçanërisht nëse nuk merr ndonjë trofe me fanellën e Bayernit, ku kishte lëvizur pikërisht për të mbushur vitrinën e zbrazët ekipore.

Cilësitë e qendërsulmuesit anglez i përforcojnë maksimalisht numrat e tij në Bavari: 30 gola në 25 paraqitje të Bundesligës, 6 gola në 8 paraqitje të Ligës së Kampionëve, për gjithsej 36 gola në 34 paraqitje, me gjithashtu 11 asiste në sezonin e parë me Bayern Munich.

Bavarezët janë aktualisht në vendin e dytë të Bundesligës, 10 pikë pas Bayer Leverkusenit në renditje, kanë humbur Superkupën e Gjermanisë dhe janë eliminuar nga “DFB Pokal”. Pra, përveç shpresave të për titullin në Bundesligë, gjigantët gjermanë duhet të përpiqen “all in” në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të mos rrezikojnë, që pas një dekade ta mbyllin sezonin pa asnjë trofe.

TË FUNDIT