Amir Rrahmani flet pas ndeshjes me Barcelonën
A

Amir Rrahmani flet pas ndeshjes me Barcelonën

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e shënoi golin e vetëm për Napolin, në humbjen që skuadra italiane e pësoi me shifrat 1:2, në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve.

Goli i tij nuk mjaftoi që Napoli të vazhdojë garën, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me barazimin 1:1.

“Ne largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese. Nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre, do të kishim mundësi të barazonim”, tha Rrahmani për “Sport Mediaset”.

“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzon shanset kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyrohesh ta paguash në fund”, ka shtuar mbrojtësi dardan.

Fermin Lopez dhe Joao Cancelo shënuan në një hapësirë korohe prej 120 sekondash, por Rrahmani shënoi për 2-1, duke e rihapur kualifikimin.

“Ne u përpoqëm të ushtronim presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, ka theksuar Rrahmani.

TË FUNDIT