Në prag të ndeshjes finale të Champions League kundër Borussia Dortmund, që zhvillohet të shtunën, më 1 qershor, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e lavdëroi ish-yllin e kësaj skuadre, Sergio Ramos
Në një intervistë ekskluzive me gazetarin Josep Pedrerol të El Chiringuito TV, trajneri italian tha:
“Unë kurrë nuk kam pasur një lojtar me personalitet të tillë, karakter të tillë, me aq guxim sa Sergio Ramos. Ai është një ‘spektakël’ për sa i përket personalitetit”.
Ramos luajti nën drejtimin e Ancelottit për dy sezone (2013-15), duke bërë 93 paraqitje (14 gola dhe pesë asistime) në të gjitha garat.

Dyshja fitoi katër trofe së bashku përpara se trajneri italian të largohej nga klubi në maj 2015.
Momenti më i mirë i spanjollit erdhi në finalen e Champions League të vitit 2014, kur ai shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të kundër Atletico Madridit, me Realin që fitoi 4-1 në kohën shtesë.



