Anglia vetëm barazim me Danimarkën
A

Anglia vetëm barazim me Danimarkën

Anglia e ka humbur mundësinë për të siguruar kalimin e fazes së grupeve të Evropianit “Gjermania 2024”.

Anglezët patën një paraqitje të zbehtë përballë Danimarkës, me të cilën barazuan 1:1 në kuadër të Grupit C. Dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Ishte Harry Kane që shënoi në minutën e 18-të. Ai u bë lojtari i tretë i Anglisë që shënon në katër turne të mëdhenj. Megjithatë, danezët nuk u dorëzuan. Golin e barazimit e shënuan në minutën e 34-t. Morten Hjulmand shënoi supergol. Ai realizoi me gjuajtje nga distanca.

Pas lojës dëshpëruese në pjesën e parë, anglezët në fillim të pjesës së dytë ishin më konkret në fushë.

Phil Foden në minutën e 56-të ishte i pafat me gjuajte nga distanca. Ai qëlloi vetëm shtyllën. Edhe Danimarka pati momentet e saj. Lojtari i ndeshjes u shpall, Morten Hjulmand i Danimarkës.

Në ndeshjen e parë, Anglia fitoi ndaj Serbisë 1:0 e Danimarka u ndal baras me Slloveninë, 1:1.

Anglia është në vendin e parë me katër pikë, kurse Danimarka dhe Sllovenia kanë nga dy pikë. Serbia është e fundit me një pikë.

Ndeshjen e fundit, Anglia e ka ndaj Sllovenisë, kurse danezët luajnë përballë serbëve.

TË FUNDIT