Antonelli dhe “lufta” me të atin për hyrjen në Formula 1
A

Antonelli dhe “lufta” me të atin për hyrjen në Formula 1

Kimi Antonelli ka treguar se hyrja e tij në botën e garave erdhi falë babait të tij, Marco, i cili është pilot dhe menaxhon një ekip. Që i vogël, ai kalonte kohë në pista dhe aty lindi pasioni për sportet motorike.

Megjithatë, babai i tij në fillim nuk donte që ai të bëhej pilot, pasi e njihte mirë sa i bukur, por edhe sa i vështirë dhe i ashpër mund të jetë ky sport. Ai donte ta mbronte nga zhgënjimet dhe vështirësitë.

Me kalimin e kohës, duke parë pasionin e madh të të birit, ai ndryshoi mendje dhe e mbështeti. Karriera e Antonellit mori drejtim serioz kur, përmes familjes Minardi, ai u vu në kontakt me Toto Wolff dhe u bashkua me akademinë e Mercedes në vitin 2017.

Ai e kujton atë moment si shumë të veçantë, sidomos telefonatën që mori së bashku me babanë, që shënoi një hap të madh në karrierën e tij.

TË FUNDIT