Ardon Jashari shkakton “problem” në futbollin belg (VIDEO)
A

Ardon Jashari shkakton “problem” në futbollin belg (VIDEO)

Java e 29-të e sezonit të rregullt në Jupiler Pro League i dha Club Brugge fitoren në derbin e qytetit kundër Cercle. Në “Jan Breydel Stadion”, skuadra e Hayen fitoi 3-1 falë një pjesë të parë të shkëlqyer, të mbyllur me tre gola në epërsi (Vanaken dhe dy herë Jutgla). Në pjesën e dytë, goli i Diakite për Cercle ishte i padobishëm, ndërsa tani ata janë në rrezik të për të luajtur në  play out.

Pas ndeshjes, pati disa momente tensioni. Ardon Jashari, mesfushor i Club Brugge, mori një flamur nga sektori i tifozëve të tij dhe e çoi në mesfushë, ku e “nguli” për të theksuar “fitimin” e supremacisë qytetare. Ky veprim nuk u pëlqye nga lojtarët e Cercle, të cilët e rrethuan menjëherë rivalin. Pati një përleshje e vogël, e cila u qetësua shpejt.

TË FUNDIT