Mersfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani është duke kaluar momentin më të mirë të karrierës së tij.
Ai ishte protagonisti absolut i fitores së Interit me shifrat 2-1 ndaj Genoas, ku shënoi edhe golin e tij të parë në Seri A me fanellën e kësaj skuadre.
Për mesfushorin, kjo ishte një ndeshje shumë e veçantë për këtë gol, por edhe për faktin se ka vendosur një rekord për këtë sezon në Serie A.
Sipas të dhënave të “SOFASCORE”, Asllani ka qenë i saktë në të gjitha pasimet që ka tentuar në ndeshjen e të hënës, 77 nga 77.
Një saktësi e jashtëzakonshme për futbollistin shqiptar, në një nga kampionatet më të vështira në botë ku një gjë e tillë nuk ndodh shpesh me këto shifra.
Rezulton se Asllani ka vendosur rekordin e këtij sezoni në Serie A, pasi askush nuk ka bërë më shumë pasime me saktësi 100 për qind sa mesfushori shqiptar.
I fundit që kishte arritur një shifër të lartë pasimesh ishte Lobotka i Napolit, i ndalur 60/60 në janarin e këtij viti.