Automobili i fundit i zhvilluar në fabrikën e Saab del në ankand, katër prototipa unikë në shitje
A

Automobili i fundit i zhvilluar në fabrikën e Saab del në ankand, katër prototipa unikë në shitje

Automobili Emily GT, modeli i fundit i zhvilluar në fabrikën historike të Saab-it në Suedi, do të dalë në ankand së bashku me prototipat dhe dokumentacionin e plotë teknik.

Në shitje do të jenë katër automjetet e përfunduara Emily GT, një prototip për testime, pjesë rezervë dhe pajisje të ndryshme.

Emily GT ishte një limuzinë elektrike sportive, e zhvilluar nga ish-inxhinierët e Saab-it. Ajo kishte katër motorë elektrikë, me fuqi totale prej 490 kuaj fuqish, ndërsa autonomia e paralajmëruar arrinte deri në 1.000 kilometra.

Projekti u prezantua në vitin 2023, por nuk arriti kurrë në prodhim serik për shkak të problemeve financiare të kompanisë NEVS dhe falimentimit të pronarit të saj, gjigantit kinez Evergrande.

Në ankand do të ofrohet edhe projekti Pons, përfshirë taksinë autonome elektrike Sango, e projektuar për deri në gjashtë pasagjerë.

Ankandet fillojnë më 25 nëntor dhe përfundojnë më 9 dhjetor, ndërsa ofertat mund të dorëzohen online në faqen zyrtare të Klaravik.

TË FUNDIT