Bagnaia po vuna, Marquez po i mbulon problemet e Ducatit
B

Bagnaia po vuna, Marquez po i mbulon problemet e Ducatit

Francesco Bagnaia vazhdon të jetë në krizë rezultatesh këtë sezon në MotoGP. Në dy garat e fundit, piloti i Ducatit ka arritur të marrë vetëm 4 pikë nga 74 të mundshme. Në Silverstone ai përfundoi i gjashti në Sprint dhe u rrëzua në garën e së dielës. Edhe një herë tjetër, italiani u ankua për mungesë besimi me pjesën e përparme të motorit.

Megjithatë, ndryshe nga Bagnaia, shoku i skuadrës, Marc Márquez, po shkëlqen, teksa kryeson Kampionatin Botëror. Bagnaia vlerëson Márquezin, duke theksuar se me performancën e tij po mbulon problemet e Ducatit këtë sezon.

“Marc është tepër i fortë, sepse i fsheh problemet që po kemi. Unë e di potencialin tim, vlerën time. E di që, nëse jam i mirë, nëse gjej kushtet e duhura, do të fitoj gara. Jam i qetë për këtë dhe e di sa shumë po punojnë të gjithë për të zgjidhur problemin. Mendërisht, kjo nuk më prek mua”, ka thënë Bagnaia.

“E di që, kur dal në pistë, jap 100 për qind. Nëse 100 për qind  do të thotë të përfundojë i treti në kualifikuese ose i gjashti në Sprint, kjo është sepse kam dhënë gjithçka. Nuk mund të bëj më shumë se kaq. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin tim, por ka një limit”, deklaron dy herë kampioni i botës në MotoGP.

Ndalesa e radhës në Botëror do të jetë fundjavën mes datave 6-8 qershor në Aragon për Çmimin e Madh të Spanjës.

TË FUNDIT