Bagnaia zbulon “shkeljen” e MotoGP-së
B

Bagnaia zbulon “shkeljen” e MotoGP-së

Francesco Bagnaia ka zbuluar se pilotët e MotoGP-së nuk u konsultuan para anulimit të Çmimit të Madh të Australisë në Phillip Island.

Gara u anulua për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, erërave të forta dhe dukshmërisë së dobët, që pamundësonin fluturimin e sigurt të helikopterit mjekësor.

“Jo, nuk u konsultuan me ne. Megjithatë, në situata të tilla duhet t’i respektojmë vendimet e organizatorëve, sepse siguria është në radhë të parë“, deklaroi piloti i Ducatit.

Bagnaia pranoi se dëshironte të garonte, duke shprehur keqardhje që MotoGP u largua nga kjo pistë pa një garë përmbyllëse.

Pas anulimit, pilotët zhvilluan disa xhiro simbolike pas makinës së sigurisë, për t’i dhënë lamtumirën pistës dhe për të përshëndetur tifozët.

Arsyeja kryesore e anulimit ishte pamundësia e fluturimit të helikopterit mjekësor, i nevojshëm për transportimin e shpejtë të pilotëve drejt spitalit në Melburn në rast aksidenti të rëndë.

TË FUNDIT