Balotelli nuk mbushet mend, një tjetër veprim në stilin e tij (VIDEO)
B

Balotelli nuk mbushet mend, një tjetër veprim në stilin e tij (VIDEO)

Mario Balotelli, përveç për cilësitë që i shfaq në fushën e lojës, njihet edhe për sjelljet e tij aspak sportive. Me këtë avaz ka vazhduar edhe së fundi.

Sulmuesi italian i ka frikësuar bashkëlojtarët e tij në Adana Demirspor duke hedhur fishekëzajrre në zhveshtore.

Sulmuesi 33-vjeçar, i cili u kthye në klubin turk për një periudhë të dytë në shtator, ka një histori shakash absurde dhe të papritura, si kur ai ndezi një sërë fishekzjarre në banjën e tij gjatë kohës së tij në Manchester City.

Balotelli vendosi të bënte shaka me shokët e tij të Adana Demirspor, duke hedhur një fishekzjarr në dhomën e zhveshjes, gjë e cila shkaktoi panik por edhe të qeshura në dhomë.

TË FUNDIT