Barcelona e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit e ka mposhtur Napolin me rezultat 3:1, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar me barazimin 1:1.
Katalunasit kaluan në epërsi në minutën e 15-të, kur Fermin Lopez realizoi për 1-0 pas asistimit nga Raphinha.
Vetëm dy minuta më vonë, Raphinha goditi shtyllën derisa topi i kthyer shkoi te Joao Cancelo, i cili realizoi për 2:0.
Napoli u kthye në lojë pasi kaluan gjysmë ore lojë, kur Matteo Politano asistoi bukur te Amir Rrahmani i cili realizoi gol të bukur për 2:1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 83-të, vendasit bënë një aksion të mrekullueshëm me Sergi Roberton që asistoi te Robert Lewandowski i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1, që i siguroi Barcelonës kalimin në çerekfinale.