Barcelona synon trajnerin e njohur nga Liga Premiere
B

Barcelona synon trajnerin e njohur nga Liga Premiere

Xavi Herndandez ka vendosur që në fund të këtij edicioni do të largohet nga Barcelona, prandaj skuadra është vënë në kërkim të trajnerit të ri.

Mediet spanjolle kanë nxjerrë një emër të ri si zëvendësues të Xavit në krye të Barçës. Barcelona raportohet se ka menduar që t’i besojë skuadrën trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta.

Megjithatë, rruga për të arritur tek trajneri spanjoll është e vështirë, aq sa, sipas medieve spanjolle ka më shumë gjasa rikthimi i Luis Enriques, i cili aktualisht është në krye të Paris Saint-Germain.

 

TË FUNDIT