Bardh Krasniqi emërohet drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës
B

Bardh Krasniqi emërohet drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për emërimin e Bardh Krasniqit në krye të Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës.

“Bardhi, një ish basketbollist i shquar në skenën vendore e ndërkombëtare vjen në këtë pozitë si profesionist për ta quar edhe më përpara fushën e sportit”, ka shkruar Rama në Facebook, transmeton AutoPortali.

Postimi i plotë i Ramës:

Të dashur qytetarë dhe dashamirës të sportit,

Me shumë kënaqësi ju njoftoj me Drejtorin e ri të Sportit në Kryeqytet, Bardh Krasniqi.

Bardhi, një ish basketbollist i shquar në skenën vendore e ndërkombëtare vjen në këtë pozitë si profesionist për ta quar edhe më përpara fushën e sportit.

Ai do të punojë  në  ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në  kryeqytet, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme e të shumta këtë vit në Prishtinën tonë, e shpallur “Qytet i Sportit”.

Po ashtu, Bardhi do të angazhohet për realizimin e projekteve për ta bërë kryeqytetin gati për “Lojërat Mesdhetare 2030”, gjë që jemi të  bindur se do t’ja arrijë fal sukseseve akademike në  Stamboll, dhe profesionalizmit të tij të treguar ndër vite në themelimin, menaxhimin e shumë kompanive dhe projekteve në fushën e telekomunikimit brenda dhe jashtë  vendit.

Falënderoj për punën e palodhshme deri tani në drejtorinë e sportit, ish drejtorin Granit Rugova.

TË FUNDIT