Bayern e PSG bëjnë detyrën, kalojnë në çerekfinale
B

Bayern e PSG bëjnë detyrën, kalojnë në çerekfinale

Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat e para çerekfinaliste për këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich ka triumfuar në shtëpi ndaj Lazios me shifrat 3-0, duke përmbysur kështu rezultatin e ndeshjes së parë të cilën e kishin fituar italianët me rezultatin 1-0.

Në pjesën e parë,  Bayern shënoi dy herë. Fillimisht ishte Harry Kane në minutën e 38-të, ndërsa në minutat shtesë (47’) ishte Thomas Muller ai që dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 66-të, ishte përsëri Harry Kane, i cili i vendosi rezultatin përfundimtar.

Kështu, Bayern Munich vazhdon rrugëtimin në Champions League duke u kualifikuar për në çerekfinale.

Nga ana tjetër, as PSG nuk ka gabuar përballë Real Sociedad në Spanjë. Francezët fituan me rezultatin 1-2, ndërsa ai i përgjithshmi ishte 4-1. Mbappe ishte autori i dy golave në minutat 15 e 56 derisa Mikel Merino (89’) e shënoi golin e vetëm për skuadrën spanjolle, që nuk mjaftoi për t’i penguar francezët të kalojnë në  çerekfinale.

TË FUNDIT