Bayern Munich në “sulm” për trajnerin rival
B

Bayern Munich në “sulm” për trajnerin rival

Te Bayern Munich nuk janë të kënaqur me trajnerin Thomas Tuchel, prandaj zyrtarët e gjigantit bavarez kanë nisur të kërkojnë pasuesin e tij.

Synimi kryesor i tyre është Xabi Alonso, i cili është duke shkëlqyer me Bayer Leverkusenin, duke kryesuar renditjen në Bundesligë, me dhjetë pikë më shumë se Bayern Munich.

Sipas medieve gjermane, Bayern është i gatshëm të shpenzojë 15-25 milionë euro për spanjollin, i cili është nën kontratë me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2026.

Sipas raporton ‘Sky Sport Deutschland’, bisedimet e para mes palëve tashmë janë zhvilluar, edhe pse trajneri spanjoll nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

Megjithatë, Bayern, pasi foli me të dhe përfaqësuesit e tij, duket se ka vendosur edhe më shumë të fokusohet tek ai, pavarësisht një klauzole prej 15-25 milionë eurosh.

Nëse Xabi Alonso vendos të largohet nga Leverkusen, ai do ta bëjë këtë për Bayernin, duke preferuar atë para Liverpoolit, një tjetër klub i interesuar për spanjollin.

TË FUNDIT