Bellingham drejt Dortmundit?
B

Bellingham drejt Dortmundit?

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar se Jobe Bellingham dhe Borussia Dortmund kanë arritur marrëveshje për kushtet personale.

Mesfushori pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin gjerman, ndërsa Borussia Dortmund do të vazhdojë bisedimet për finalizimin e marrëveshjes me Sunderland në ditët në vijim, me synimin që transferimi të përfundojë para datës 10 qershor, transmeton AutoPortali.

Jobe ka qenë një figurë kyçe në suksesin e Sunderlandit, me 85 paraqitje dhe 11 gola që nga transferimi nga Birmingham City në vitin 2023. Performancat e tij kanë tërhequr interes nga klube si Chelsea, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt.

Megjithatë, talenti anglez ka zgjedhur të ndjekë hapat e vëllait të tij, Jude, duke u transferuar në Dortmund, pasiqë është ndikuar nga filozofia zhvilluese e klubit dhe lidhja familjare me ambientin e verdhezinjve.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, ka luajtur një rol kyç në bindjen e lojtarit dhe familjes së tij, duke përfshirë edhe vizita personale për të përshpejtuar marrëveshjen.

Sunderland pritet të përfitojë një shumë të madhe në këtë trnasferim. Klubi e kishte blerë Bellingham për vetëm 3 milionë funte, ndërsa Birmingham City do të përfitojë 15% nga shitja përmes një klauzole të mëparshme.

Ky transferim nënvizon angazhimin e Borussia Dortmund për zhvillimin e yjeve të së ardhmes, duke i ofruar Jobe Bellingham një mundësi unike për t’u afirmuar në një nga ligat më të forta të Evropës.

TË FUNDIT