Benzema mund të transferohet te skuadra e madhe evropiane
B

Benzema mund të transferohet te skuadra e madhe evropiane

Karim Benzema do të largohet nga Arabia Saudite vetëm pas një viti qëndrim te skuadra Al Ittihad.

Sulmuesi francez ka kontratë me klubin saudit edhe për dy vjet, por ai nuk është i lumtur në Lindjen e Mesme, pasi ka pasur probleme me klubin dhe trajnerin.

Përkundër se ka luajtur në 33 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 16 gola, Benzema nuk dëshiron të mbetet në elitën e futbollit arab.

Gjiganti turk Fenerbahce po tenton ta bindë francezin për t’u rikthyer në Evropë dhe për këtë ka nisur kontaktet e para me menaxherin e tij.

Sipas gazetës turke Aksam News, ekziston një mundësi e madhe që Benzema t’i bashkohet gjigantëve turq.

FILE PHOTO: Soccer Football – Club World Cup – First Round – Al Ittihad v Auckland City – King Abdullah Sports City, Jeddah, Saudi Arabia – December 12, 2023 Al Ittihad’s Karim Benzema applauds fans after the match REUTERS/Amr Abdallah Dalsh/File Photo

Ky transferim i mundshëm varet nga rezultati i zgjedhjeve të klubit, me Bordin e Ali Koçit që është çelësi për të siguruar nënshkrimin e Benzemas.

Megjithatë skuadra turke nuk dëshiron që të paguajë më shumë se 15 milionë euro për transferimin e tij nga Al Ittihad dhe mbetet të shihet nëse klubi arab do ta lejojë largimin e francezit.

TË FUNDIT