Adis Bećiragić ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të kombëtares së basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ai mori drejtimin e ekipit në verën e vitit 2022, duke zëvendësuar Vedran Bosnić, dhe udhëhoqi Bosnjën në dy Eurobaskete.
Në turneun e fundit, Bećiragić arriti sukses historik duke kaluar fazën e grupeve, por u eliminua nga Polonia në të 1/16-at, duke përfunduar në vendin e 13-të – rezultati i dytë më i mirë në historinë e kombëtares.
Pas largimit, ai do të fokusohet te klubi Trepça në Kosovë, ndërsa Federata e Basketbollit e BiH-së duhet të gjejë një pasues të ri, pasi kualifikimet për Kupën e Botës janë pranë.



