Besiktas drejt shndërrimit në “koloni” shqiptarësh
B

Besiktas drejt shndërrimit në “koloni” shqiptarësh

Gjiganti turk, Besiktas, aktualisht në radhët e veta i ka dy futbollistë shqiptarë, Milot Rashicën dhe Ernest Muçin, por ky numër mund të rritet së shpejti.

Rey Manaj është përfolur për një transferim të mundshëm te bardhezinjtë e Stambollit, ndërsa së fundmi po qarkullon edhe emri i Berat Gjimshitit.

Mësohet se drejtori i përgjithshëm i Besiktasit, Samet Ajababa, ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Sportingut të Lisbonës dhe Atalantas. “Fotospor”-i bën me dije se, Ajababa mbajti nën vëzhgim Sebastian Koatesin dhe Berat Gjimshitin.

Kapiteni i Shqipërisë ëhtë një profil që pëlqehet nga drejtuesit e gjigantit turk, që tashmë duket se po shndërrohet në një mini Komëtare shqiptare.

TË FUNDIT