Besir Ramadani nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin nga Shkupi, shkruan lajmi.net, transmeton Autolajmi.
Shkëputja e kontratës thuhet se është bërë me marrëveshje të dyanshme, pas kërkesës së lojtarit.
23-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës nga vera e vitit 2022.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1002808248151841&set=a.202451541520853&type=3&ref=embed_post