Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për ngjarjet e shënuara në territorin e vendit, ku ndër më të rëndat është një aksident trafiku me fatalitet, përcjell AutoPortali.
Sipas raportit, gjatë ditës së fundit janë shënuar gjithsej 106 aksidente trafiku, prej të cilave 1 ka përfunduar me humbje jete, 35 me persona të lënduar dhe 70 me dëme materiale.
Në kuadër të veprimeve për siguri në komunikacion, janë shqiptuar 2,289 tiketa trafiku, si pjesë e masave parandaluese ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Po ashtu, Policia njofton se janë arrestuar 20 persona, ndërsa 10 janë dërguar në mbajtje. Në këtë periudhë nuk është raportuar për persona në ndalim policor, ndërsa një person ka nisur vuajtjen e dënimit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektim të rregullave të trafikut, për të shmangur raste të tilla tragjike dhe për të garantuar siguri për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion./AutoPortali/




