Binotto “zbulon” problemin e Hamiltonit
B

Binotto “zbulon” problemin e Hamiltonit

Ish-shefi i Ferrarit, Mattia Binotto, ka komentuar formën jo të mirë të Lewis Hamilton te “kokëkuqja”, duke e lidhur me moshën e tij. Britaniku, i cili renditet i gjashti në kampionat dhe nuk po arrin të përshtatet me Ferrarin, është në qendër të kritikave pas një sezoni të vështirë.

“Lewis është tashmë në një moshë të caktuar. Ferrari duhet ta kishte marrë disa vite më parë, jo tani që është në fund të karrierës”, u shpreh Binotto për “Automoto.it”.

Binotto tregoi se e kishte kërkuar Hamiltonin që në vitin 2021, por tani pret që ai të përmirësojë stilin e drejtimit dhe rezultatet, sidomos në krahasim me Charles Leclerc. Ferrari ka nevojë për përmirësim të shpejtë përpara ndryshimeve të rregullores në vitin 2026, që mund të jenë vendimtare për rikthimin në garën për titullin.

TË FUNDIT