Bolt tallet me Mbappen
B

Bolt tallet me Mbappen

Legjenda e atletikës, rekordmeni botëror në vrapimin 100 metra, Usain Bolt, është tallur me sulmuesin francez Kylian Mbappe.

Në fakt, sulmuesi francez është ndër futbollistët më të shpejtë në botë.

25-vjeçari shënoi dy gola në fitoren 2:1 të PSG-së përballë Real Sociedad në “San Sebastian”.

Goli i dytë i Mbappe ishte fantastik, me sulmuesin që finalizoi pas një sprinti të madh. Tifozët nisën ta tepronin disi duke e krahasuar me Usain Bolt. BBC raportoi se sulmuesi i PSG-së te goli i dytë ndaj ekipit bask vrapoi me një shpejtësi të tillë që do ta bënte atë t’i realizonte 100 metrat për 10 sekonda e 9 të dhjetat!

1.3 sekonda larg rekordit botëror (9″58) të vendosur nga Usain Bolt në Kampionatin Botëror të Atletikës, në Berlin 2009. Vetë xhamajkani, rekordmen në garat 100 metra, 200 metra, stafetën 4×100 metra dhe 8 herë fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike, ka thumbuar francezin pas këtij krahasimi.

Fjalë që sigurisht nuk do të priten aspak mirë nga Mbappe. Bolt e krahason shpejtësinë e sulmuesit me atë të një gruaje.

“Qesha kur pashë atë krahasim. Edhe vajzat janë më të shpejta sesa Mbappe”. Krahasimi Mbappe-Bolt ka shtangur edhe Michael Johnson. “Jam shumë i hutuar”, shkruan legjenda e Atletikës në lidhje me “gjetjen” e BBC.

TË FUNDIT