Kampioni i trefishtë i botës në Formula 1, Max Verstappen, mund të largohet nga Red Bull dhe në vitin tjetër të garojë për Mercedes.
Ai do të zërë vendin që lirohet nga Lewis Hamilton, që do të kalojë me Ferrari nga viti 2025.
Duket se situata te makina kampione nuk është e qetë pavarësisht se në pistë ata dominojnë, siç e konfirmoi fitorja e dyfishtë në Bahrein ditën e shtunë.
Çështja që preku drejtorin sportiv Chris Horner, i akuzuar për ngacmim seksual brenda skuadrës e më pas doli i pafajshëm, ka lënë gjurmë.
Jos Verstappen, babai i Max dhe ish-pilot në Formula 1, deklaroi dy ditë më parë se është më mirë që Horner të largohet, nga frika e një shpërthimi të brendshëm.
Kjo përplasje ka sjellë idenë që Max Verstappen të largohet nga një makinë fituese por e destabilizuar te një skuadër tjetër, më e disiplinuar.
Alternativa e vetme e përshtatshme është Mercedes, ku do të zinte vendin e Lewis Hamilton. Një hipotezë hedhur nga mediat britanike dhe që po bën xhiron e botës, duke parë se janë të shumtë ata që krëkojnë “kokën” e Horner.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë edhe mendimi i drejtuesve të Formula 1, që për momentin kanë heshtur.