Borussia Dortmund është në çerekfinale
B

Borussia Dortmund është në çerekfinale

Borussia Dortmund ka fituar me rezultat 2:0 ndah PSV Eindhoven në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve.

Me këtë rezultat, skuadra gjermane është kualifikuar në çerekfinale, pasi ndeshja e pare në Holandë pati përfunduar me barazimin 1:1.

Goli i parë u shënua në minutën e 3-të, nga “fantazisti” anglez, Jadon Sancho, i cili dërgon në rrjetë, një goditje nga jashtë zone. Golin e gjeti edhe “bomberi”, Niclas Fullkrug, mirëpo pas rishikimit të aksionit me sistemin “VAR”, rrjeta e “Verdhezinjve” u shpall e pavlefshme. Ndërkaq, goli i dytë erdhi nga këmbët e “veteranit”, Marco Reus, në “frymën e fundit”, të sfidës.

TË FUNDIT