Boston bën hapin e radhës drejt titullit
B

Boston bën hapin e radhës drejt titullit

Boston Celtics ka shënuar fitoren e dytë në serinë finale të ligës NBA ndaj Dallas Mavericks në “TD Garden” me shtatë pikë diferencë 105:98.

Dallas nuk u ndihmua as nga loja fantastike e sllovenit Luka Doncic, i cili regjistroi triple-double me 32 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime.

Kyrie Irving dështoi sërish në fanellën e Mavericks, i cili gjuajti dobët 7/18 dhe shënoi 16 pikë me 6 asistime për shokët e tij.

Bostoni udhëhiqej nga fundori fantastik Jrue Holiday me 26 pikë dhe 11 kërcime, Jaylen Brown shënoi 21 pikë dhe Jayson Tatum ishte afër një triple-double me 18 pikë, 9 kërcime dhe 12 asistime.

Bostoni kryeson 2:0 në serinë që kalon në Dallas dhe Mavericks do të jenë nën presion sepse edhe një humbje në dy ndeshje para tifozëve vendas ndoshta do të nënkuptonte fundin e shpresave të tyre për titullin kampion.

Ndeshja e radhës do të luhet të mërkurën pas mesnate me fillim nga ora 02:30.

TË FUNDIT