Kanë nisur ndeshjet finale play off në NBA, për të përcaktuar skuadrën kampione për edicionin 2023-2024.
Boston Celtics ka fituar në shtëpi ndaj Dallas Mavericks me shifrat 107-89, në një ndeshje pa shumë histori. Skuadra vendase e dominoi ndeshjen në shumicën e kohës, duke e merituar fitoren.
Për Boston, gjashtë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshirë titullarët, çka bëri diferencën në fushë. Brown me 22 pikë e Porzingis me 20 pikë ishin dy shënuesit më të mirë për Celtics.
Luka Doncic realizoi 30 pikë e 10 kërcime për mysafirët, por që nuk mjaftuan për të fituar, teksa zhgënjeu Irving (12 pikë).
Edhe ndeshja e dytë finale do të luhet në fushën e Boston, që ka faktorin fushë në favor, duke qenë se është renditur më mirë në sezonin e rregullt.
Finale-Play off
Boston – Dallas 107-89



