Brabus Rocket GTC, supermakina kabrio me 986 kuaj-fuqi që thyen çdo kufi
B

Brabus Rocket GTC, supermakina kabrio me 986 kuaj-fuqi që thyen çdo kufi

Brabus është rikthyer fuqishëm me një tjetër krijim ekstrem këtë herë duke shndërruar Mercedes-AMG SL63 SE Performance në një hyper gran turismo cabrio të quajtur Brabus Rocket GTC. I prezantuar në Monterey Car Week, ky model është për ata që duan shpejtësi marramendëse, luks ekstrem dhe një çati që hapet.

Bazuar në versionin hibrid të SL63, që vetë prodhon 805 kuaj-fuqi, Brabus e ka çuar fuqinë totale në 986 kuaj-fuqi, falë një rritjeje të kapacitetit të motorit V8 biturbo në 4.5 litra. Çifti rrotullues shkon në 1,342 lb-ft, por për të mbrojtur sistemin e transmetimit është kufizuar në 1,195 lb-ft. Performanca? 0-100 km/h për vetëm 2.6 sekonda, me fuqi që shpërndahet në të katër rrotat përmes një transmisioni automatik me nëntë shpejtësi, shkruan TopGear, transmeton AutoPortali.

Në aspektin vizual, Brabus nuk ka lënë vend për modestinë. Karroceria është e gjitha e veshur me fibra karboni shumëngjyrëshe, me harqe të zgjeruara, parakolpë agresivë, hyrje të mëdha ajri dhe një spoiler të pasmë në formë “ducktail”.

Rrotat janë gjithashtu të reja: 21 inç përpara dhe 22 inç pas, me dizajn me pesë rreze, kyç qendror dhe tehe aerodinamike karboni. Një sistem i ri shkarkimi inox Brabus siguron tinguj po aq të egër sa performanca.

Kabina e Rocket GTC është e gjitha e veshur me lëkurë të kuqe premium, përfshirë edhe qilimat, të cilët, siç thekson vetë Brabus me ironi, janë bërë nga “organi më i madh i një lope”.

Me këtë model të ri, Brabus jo vetëm që e zhvendos Mercedes SL në një tjetër nivel, por edhe sfidon çdo perceptim tradicional për një gran turismo – duke e kthyer atë në një superkabrio që është po aq spektakolare sa edhe e pamëshirshme në asfalt.

TË FUNDIT