Broja nuk e fsheh optimizmin për EURO 2024
B

Broja nuk e fsheh optimizmin për EURO 2024

Në një intervistë për “Risingballers”, Armando Broja ka folur rreth mundësisë së tij të parë për të marrë pjesë në një garë të madhe siç është EURO 2024.

“Tifozët shqiptarë janë më të mirët në botë. Të gjithë ne bashkë jemi një, tifozët, lojtarët dhe i gjithë kombi. Ne e dimë që do të jetë e veshtirë. Kemi një grup të vështirë, ndoshta më të vështirin, por ne mund të bëjmë diçka speciale atje”, është shprehur optimist Broja.

“Kur unë shënoj, festoj duke bërë shqiponjën me duar. Shpesh të tjerët mendojnë se bëj festimin e Anelkas, por unë e dua shumë shtetin tim dhe ndaj e bëj këtë festim. Do të jetë një ëndërr e madhe e realizuar për mua që do të luaj me Kombëtaren time në EURO 2024. Jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”, ka thënë Broja.

TË FUNDIT