Buenos Aires me hapa të shpejtë drejt dy ngjarjeve të mëdha
B

Buenos Aires me hapa të shpejtë drejt dy ngjarjeve të mëdha

Punimet në pistën historike po zhvillohen me ritëm të qëndrueshëm, shtatë ditë në javë, me mbi 150 punëtorë të angazhuar në rinovim. Projekti po zbatohet nga kompania AUSA në bashkëpunim me Tilke Engineers & Architects, e njohur për projektimin e pistave të F1 dhe MotoGP në mbarë botën.

Punimet nisën në janar me prishjen e ndërtesës së vjetër të bokseve (pit), heqjen e asfaltit ekzistues dhe shembjen e tribunave për t’i hapur rrugë konfigurimit të ri të pistës. Aktualisht po ndërtohen themelet e një strukture të re pit-i 265 metra të gjatë dhe 23 metra të gjerë.

Pista e re për MotoGP do të ketë një gjatësi prej 4.3 kilometrash, me pjerrësi të veçantë në disa kthesa dhe shpejtësi që pritet të kalojnë 330 km/h.

Punimet pritet të përfundojnë në dhjetor, duke lënë kohë për testimet e nevojshme përpara rikthimit të mundshëm të MotoGP në pranverën e vitit të ardhshëm.

Obras en el Autódromo de Buenos Aires para recibir al MotoGP

Ndërkohë, projekti po zhvillohet edhe me synimin për rikthimin e Formula 1 në Argjentinë. Rreth 95 për qind e kërkesave për MotoGP përputhen me ato të F1, ndërsa ndryshimi kryesor do të ishte zgjatja e pistës në afro 5 kilometra dhe zgjerimi i zonës së bokseve.

Një demonstrim nga Franco Colapinto në rrugët e Buenos Aires pritet të shërbejë si test për interesin dhe potencialin e organizimit të një gare të madhe në kryeqytetin argjentinas.

TË FUNDIT