Ka nisur zyrtarisht faza e dytë e ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit Buna, në zonën e Dajlanit, një prej zonave më problematike për bllokimin e rrjedhës natyrore të ujit. Aksioni është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë mes institucioneve lokale dhe qendrore, me fokus në lirimin e hapësirave të zaptuara apo të mbushura nga mbeturinat dhe ndërtimet informale.
Qëllimi i ndërhyrjes është të parandalohet përmbytja dhe të rikthehet ekuilibri ekologjik i një prej lumenjve më të rëndësishëm në veri të vendit, shkruan AutoPortali.
Autoritetet kanë bërë thirrje për bashkëpunim edhe nga banorët e zonës, ndërsa theksojnë se puna do të vijojë me intensitet të lartë gjatë gjithë verës.
“Buna duhet të rrjedhë lirshëm – kjo është një betejë për natyrën, sigurinë dhe të ardhmen,” u shpreh një përfaqësues i AKZM-së.



