Bushati: Shtrirja e sovranitetit duhet të vazhdojë me këmbëngulje dhe në ndërveprim me ndërkombëtarët
B

Bushati: Shtrirja e sovranitetit duhet të vazhdojë me këmbëngulje dhe në ndërveprim me ndërkombëtarët

Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se hapja e bazës taktike të Nato-së në Kuçovë është një lajm i gëzueshëm për gjithë rajonin e në veçanti për vendet që synojnë të jenë pjesë e kësaj aleance.

Hapja e bazës taktike të NATO-së në Kuçovë është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për gjithë rajonin, në funksionin e çimentimit të aleancave të vendeve të cilat synojnë të jenë pjesë e kësaj aleance duke përfshirë këtu, shpresoj në të ardhme jo të largët edhe Kosovën”.

Vuçiqit i djeg deklarata e Osmanit për njohjen nga Ukraina, i reagon nga T…
Bushati i pyetur rreth raportit Kosovë-Serbi tha se dialogu është i pashmangshëm deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

“Sa i përket raportit mes Kosovës dhe Serbisë mendoj që dialogu është i pashmangshëm, sepse çdo mosmarrëveshje, çdo konflikt në një mënyrë a tjetër do të duhet që paqja të skicohet në një proces dialogu e më pas të formalizohet me një marrëveshje përfundimtare. Por ngjarjet e shtatorit të kaluar në Kosovë e kanë zhvendosur thelbin e konfliktit pa përfunduar nga një çështje politike në një çështje të sigurisë rajonale sidomos në kushtet e stuhive gjeopolitike që përjeton Evropa si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë”.

Ai tha se Për BE-në është e rëndësishme rikthimi i termave të referencës së këtij dialogu duke mos harruar se kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.”

Serbia në këndvështrimin tim është prishësja e vetme e stabilitetit rajonal, ndërkaq Kosova duhet të shpërblehet për progresin demokratik që ka demonstruar ndër vite, sikurse drejt anëtarësimit të këshillit të Evropës ashtu edhe marrjes së statusit për kandidat evropian”.

Ai tha se procesi i shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin është një proces i rëndësishëm i cili duhet të vazhdojë më këmbëngulje dhe me ndërveprime me faktorin ndërkombëtar.

E para nuk jam në dijeni që një çështje e tillë është pjesë e dialogut, e dyta mendoj që për Kosovën termat janë shumë të qarta, procesi i shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin është një proces i rëndësishëm i cili duhet të vazhdojë më këmbëngulje dhe me ndërveprime me faktorin ndërkombëtar”.

Tutje Bushati shtoi se ka gjithmonë vend për të përmirësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke përmirësuar ndërveprimin mes institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Bushati përmendi zgjedhjet në fushën ndërkombëtare duke u deklaruar e këtë kontekst mendon që mund të ketë përparime të vogla tek sanksionet e vëna ndaj Kosovës duke thënë se do duhen te ishin hequr me kohë.

TË FUNDIT