Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos së fundmi nuk pranoi se Lionel Messi e ka këmbën e majtë më të mirë se vetë ish-futbollisti brazilian.
Në një segment argëtues me GOAL, ish-mbrojtësit të majtë iu kërkua të qëndronte i heshtur derisa të dëgjonte emrin e një lojtari me këmbën e majtë më të mirë se ai.
Pasi qëndroi i heshtur ndërsa u emëruan një numër yjesh mëngjarashë, duke përfshirë Mesut Ozil, Angel Di Maria dhe Arjen Robben, ndër të tjera, doli edhe Leo Messi.
Braziliani vendosi të qëndrojë i heshtur edhe pasi emri i sulmuesit të Inter Miamit u zbulua, duke kurorëzuar veten si mëngjarashin më të mirë.
Megjithatë, ai shpejtoi t’i kërkonte falje kapitenit të Argjentinës dhe mund të dëgjohet duke thënë në klip: “Leo, më fal”.
Messi konsiderohet ndër lojtarët më të mirë ndonjëherë që ka shkelur në një fushë futbolli.
Deri më tani në karrierën e tij në nivel klubesh, 36-vjeçari fitues i Kupës së Botës ka shënuar 451 gola me këmbën e majtë.
Roberto Carlos crowns the best left foot ever… sorry Lionel Messi 😅 @ballerzofficial pic.twitter.com/w1Aq6bQsLT
— GOAL (@goal) May 28, 2024
Ndërkohë, Carlos, i cili luajti kryesisht si mbrojtës i krahut, ka regjistruar 23 gola me këmbën e majtë.
Braziliani ishte i njohur për të majtën e frikshme dhe shtangu të gjithë botën me golin e realizuar në 1997-ën kundër Francës me një goditje dënimi nga 30 metra.



