Cilat janë pasuritë e Manastirit të Deçanit? – flet Sali Shoshi nga fondacioni “Trashëgimia pa kufi” (VIDEO)
C

Cilat janë pasuritë e Manastirit të Deçanit? – flet Sali Shoshi nga fondacioni “Trashëgimia pa kufi” (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

E në lidhje më këtë, në Kosova Today, ka folur Sali Shoshi nga fondacioni “Trashëgimia pa kufi”.

Ai tha se përveç dy ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko”, ku  e para është hotel dhe e dyta fabrikë mjalti, aty ku është 24 hektarëshi i Manastirit, është vetëm në një pjesë të 800 hektarëve, njofton Klankosova.tv.

“24 hektarë nuk është ku është Manastiri, është në dy ndërmarrje shoqërore të asaj kohe, Iliria dhe ‘Apiko’, domethënë fabrika e mjaltit dhe ndërmarrja hoteliere, ‘Iliria’”.

“Çka është me rëndësi është se ato 24 hektarë janë pjesë e 800 hektarëve që janë zonë e mbrojtur rreth Manastirit”, është shprehur Shoshi.

TË FUNDIT