Antonio Conte është zyrtarizuar të mërkurën si trajneri më i ri i Napolit. Pas shumë përpjekjesh, presidenti De Laurentiis ia arriti qëllimit që ta sillte në krye të bankinës së klubit të tij.
Pas nënshkrimit të kontratës, Conte nuk ka kursyer një mesazh për të gjithë tifozët.

“Përshëndetje djema, unë jam Antonio Conte, mezi pres të filloj këtë aventurë si trajneri i ri i Napolit. Sa më shpejt të jetë e mundur. Unë mezi po pres. Është koha për të ndarë pasinon tonë. Një përqafim për të gjithë”, ishte mesazhi i Contes.



