Dacia po planifikon të zgjerojë gamën e saj me një crossover të ri kompakt, i njohur jozyrtarisht si “Baby Duster”. Modeli do të pozicionohet poshtë Duster-it dhe do të jetë rreth 4 metra i gjatë, 35 centimetra më i shkurtër se Duster-i aktual.
Projekti bazohet në konceptin Renault Bridger, i cili fillimisht ishte menduar për tregjet jashtë Evropës, por tani pritet të përshtatet për tregun evropian nën markën Dacia.
)
Për motorët po shqyrtohen disa mundësi, përfshirë motorin 1.0-litërsh me tre cilindra, një version të ri Eco-G me 120 kuaj fuqi dhe një variant hibrid.
Pika më tërheqëse pritet të jetë çmimi: rreth 17.000–18.000 euro. Modeli pritet të mbërrijë në Evropë pas prezantimit të versionit Bridger në Indi.



