Dallas Mavericks është kampion i Konferencës së Perëndimit në NBA. Skuadra teksane fitoi 124-103 ndaj Minnesota në ndeshjen e pestë finale, duke fituar 4-1 me takime dhe fituar trofeun.
Luka Doncic u shpall MVP i finaleve në Perëndim. Në finalet play off për titullin kampion në NBA, Dallas do të përballet me Boston Celtics, kampion në Lindje, në finalen e së cilës ishte më e mirë se Indiana.
Ndeshja e pestë, edhe pse u luajt në fushën e Minnesota, në përgjithësi u komandua nga mysafirët, që këtë herë nuk toleruan.
Luka Doncic dhe Kyrie Irving realizuan nga 36 pikë secili, një dyshe që kuptohen symbyllurazi në fushë.

“Të vetëm”, ata mundën Minnesotan, ku Edwards dhe Towns realizuan nga 28 pikë secili, por që s’mjaftuan për të fituar.
Finalja e parë play off do të luhet më 6 qershor në fushën e Bostonit, që ka renditjen më të mirë në sezonin e rregullt.
Finale – Lindje
Boston – Indiana (4-0)
Finale – Perëndimi
Minnesota – Dallas 103:124 (1-4)
Finale NBA
Boston – Dallas



