Damon Hill tregon çelësin e rikthimit të Ferrarit tek rezultatet e mira
D

Damon Hill tregon çelësin e rikthimit të Ferrarit tek rezultatet e mira

Kampioni i botës në Formula 1 i vitit 1996, Damon Hill, beson se Ferrari nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dëgjonte kërkesat e Lewis Hamiltonit, pasi kishte bërë një investim të madh financiar për ta transferuar shtatë herë kampionin e botës.

Duke folur pas fitores së Hamiltonit në Çmimin e Madh të Barcelonës, Hill tha se britaniku ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e makinës së Ferrarit, duke e përshtatur atë me stilin e tij të ngasjes.

“Ferrari ka investuar shumë te Hamilton, ndaj do të ishte budallallëk të mos e dëgjonte. Fillimisht kishin dyshime nëse ai ende mund të fitonte, por tani ai ua ka dëshmuar se mund të sjellë rezultate”, tha Hill.

Ai shtoi se drejtori i ekipit, Fred Vasseur, ka luajtur një rol kyç duke mbështetur Hamiltonin, duke e krahasuar me Ross Brawn, njeriun që ndihmoi Michael Schumacherin të ndërtonte epokën e artë të Ferrarit.

TË FUNDIT