De Bruyne tremb Manchester Cityn
D

De Bruyne tremb Manchester Cityn

Njëri nga futbollistët më të mirë të Manchester Cityt, mesfushori belg Kevin De Bruyne I ka ndalur bisedimet  me zyrtarët e skuadrës për sa i përket rinovimit të kontratës. Lojtari ka edhe një vit kontratë, ndaj klubi synonte ta rinovonte atë.

Mediat britanike konfirmojnë se pas bisedimeve të para, 32-vjeçari belg ka kërkuar që një vendim të merret pasi të përfundojë ky sezon. Kështu, para se të rinovojë, ai dëshiron të shohë se çfarë mund të arrijë ekipi këtë sezon.

De Bruyne luan që prej vitit 2015 me Manchester City dhe këtë sezon ka munguar në shumicën e kohës për shkak dëmtimi. Ai është rikthyer së fundi në fushë, por edhe në përballjen e fundit ndaj Liverpool ai la fushën i dëmtuar.

Ai nuk është grumbulluar me kombëtaren e vendit të tij për dy miqësoret e marsit, me shpresën që të rikuperojë për sfidën e 31 marsit ndaj Arsenalit. Në 370 takime zyrtare me “citizens”, De Bruyne ka realizuar 98 gola, një lojtar i rëndësishëm për trajneri Guardiola.

 

TË FUNDIT