Demolli i pari, të shtunën, në Krujë
D

Demolli i pari, të shtunën, në Krujë

Gazmend Demolli ka dhënë sinjal të qartë për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar, kur triumfoi në garën, në disiplinën malore, në Krujë.

Të shtunën, Demolli me Radicall SR8 LM, shtegun me gjatësi prej 3.8 kilometra e kaloi për kohën 02:14.935 minuta.

“Për shkak të një defekti, sot e pata vetëm një vozitje. Shpresoj që nesër të jetë gjithçka në rregull, të jem fitues i garës dhe të arrij kohë edhe më të mire”, ka thënë Demolli për faqen zyrtare të FASK-ut.

I dyti u rendit hungarezi me nënshtetësi kroate Laszlo Szasz, i cili me Reynard ishte për 02.824 sekonda më i ngadalshëm se Demolli, ndërsa pozita e tretë i takoi Gentian Shaqirit të Shqipërisë, i cili me Tatuus në cak arriti për 02:23.282 minuta.

Në mesin e dhjetë të parëve, nga garuesit kosovarë u gjendën edhe: Përparim Dushi (5), Faton Rama (7), Flamur Ismajli (8), Fatos Krasniqi (9) dhe Besfort Bunjaku (10).

TË FUNDIT