Sot në orët e mëngjesit është raportuar një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prizren–Duhël, përcjell AutoPortali..
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës Blerina Ejupi-Tahiri e cila tha se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Ende nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin dhe menaxhimin e situatës.
Më shumë detaje priten të konfirmohen në orët në vijim nga autoritetet kompetente.
“Sot me datën 08 gusht në orët e mëngjesit është raportuar një aksident trafiku ne autostradën “Ibrahim Rugova” drejtimi Prizren-Duhël. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Me rastin po meren njësitet relevante policore.”/AutoPortali/




