Detaje rreth vrasjes së bokesierit shqiptar në Gjermani
D

Detaje rreth vrasjes së bokesierit shqiptar në Gjermani

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë me armë zjarri, të shtunën në mbrëmje, në Bielefeld të Gjermanisë. Sipas dëshmitarëve okularë, një grup burrash i janë afruar viktimës përpara ta qëllonin. Ai ka vdekur nga plagët e marra në vendngjarje.

Grupi i personave që qëlluan janë në arrati. Dëshmitarët i thanë Radio Bielefeld se ishin në një kafene në Obernstrasse përpara se të kryenin krimin, ndërkohë që viktima kishte dalë nga një parkueri kur u qëllua.

Besar Nimani, 38-vjeçar, edhe në vitin 2013 ishte viktimë e një sulmi të tillë, në atë kohë ai u qëllua në një qebaptore në kryqëzimin e Feilenstrasse dhe Bahnhofstrasse. Ai kishte marrë plagë në kofshë dhe gju.

Nimani në vitin 1997 ai u zhvendos në Bielefeld. Ai fitoi titullin evropian në peshën e mesme të lehtë dhe humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.

TË FUNDIT